Drita e historisë, me fitoren e sotme bëhet skuadra e parë kosovare që grumbullon pesë pikë
06 nëntor 2025
| 23:12
Drita ka shënuar fitore sonte ndaj Shelbourne-it me rezultat minimal 0:1.
Golin e vetëm për “intelektualët” e realizoi Almir Ajzeraj.
Deri më tani kampionia në fuqi e Kosovës, i ka grumbulluar pesë pikë nga paraqitjet.
Derisa, e pafat ishte Shkëndija e Tetovës, e cila lëshoi fitoren krejt në fund të ndeshjes përballë Jagellonias.
Kampionia e Maqedonisë së Veriut, kaloi e para në epërsi me Liridon Latifin, derisa në fund Llozano i barazoi shifrat në 1:1 në minutin 90+10.



