
Drita e Llapi ndahen baras
19 shkurt 2022
| 15:44
Drita ka barazuar me Llapin 1-1, në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë u karakterizua me shumë pak raste, teksa u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë u shënuan dy gola, fillimisht në epërsi kaluan mysafirët, me Valmir Veliu, i cili shënoi një gol fantastik në minutën e 50-të.
Pasi shënuan llapianët, Drita e kërkoi golin e barazimit, ku e gjeti në minutën e 77-të, me Ardian Cuculin, i cili ishte i saktë nga penalltia, raste të tjera nuk kishte dhe u mbyll ndeshja në barazim.
Drita pas këtij barazimi mbetet momentalisht në vendin e parë me 38 pikë, pas 20 ndeshjve.
Ndërsa Llapi në pozitën e katërt me 33 pikë