Me rezultatin e përgjithshëm 6-4, skuadra sllovene siguroi kualifikimin në 1/8-at e finales së UEFA Europa Conference League.
Gjilanasit u angazhuan shumë, veçanërisht në pjesën e dytë, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për të përmbysur epërsinë e Celjes.
Takimi nisi me golin e Seslar pas 20 minutash, duke kaluar sllovenët në avantazh 1-0. Katër minuta më vonë, Hrka dyfishoi epërsinë, ndërsa tre minuta më vonë Blerim Krasniqi ngushtoi rezultatin në 2-1. Pjesa e parë u mbyll me golin nga penalltia i Seslar (43’) që vendosi shifrat 3-1.
Në pjesën e dytë, Drita sulmoi me intensitet, duke kërkuar rrugën e golit, por vetëm Albert Dabiqaj arriti të shënojë në minutën e 51’, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-2.
Përfundimisht, Drita mbyll aventurën e saj evropiane, duke arritur një sezon të respektueshëm që përfaqëson denjësisht futbollin kosovar në garat ndërkombëtare.



