Drita e nis evropianin me barazim ndaj KuPS

02 tetor 2025 | 21:16

Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj KUPS-it në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar qysh në minutën e parë me anë të Ruoppi, por Faton Maloku ishte në nivel të detyrës duke ia mohuar golin.

Në minutën e 11-të Drita dha shenjat e para me Arb Manajn që bëri një goditje në drejtim të portës së KuPS, por e cila nuk ishte aq e rrezikshme.

Rasti më ideal i pjesës së parë i takoi Dritës të cilët në minutën e 35-të patën një mundësi të artë shënimi me Manajn.

Goditjen e bukur të sulmuesit kosovar e ndali për mrekulli portieri vendas, duke bërë që rezultati të mbetet i paprekshëm.

Pas një pjese të parë pa gola, të dy skuadrat ngritën ritmin e lojës në pjesën e dytë, ku për pasojë erdhën edhe golat.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 74-të përmes Piotr Parzysek, por ky avantazh i tyre nuk zgjati shumë.

Drita ia doli të barazojë shifrat në minutën e 80-të përmes Albert Dabiqajt, i cili realizoi me kokë për të barazuar shifrat në 1-1.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim rezultati dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë të fituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të lajmit se Prokuroria po e shqyrton materialin…