Drita edhe me afër titullit, Malisheva mposhti Prishtinën

04 prill 2025 | 17:00

Drita e Gjilanit ka bërë edhe një hap tjetër të madh drejt titullit të kampionit, pasi e ka mposhtur të premten Feronikelin ’74 me rezultat 0-1.

Kjo ndeshje i ka takuar javës së 27-të në Superligë, kurse golin e vetëm në ndeshje e shënoi Arb Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë. Me tri pikët e reja, Drita është në vend të parë me 60 pikë, “Nikli” është në vendin e fundit me 14 pikë.

Në ndeshjen tjetër Malisheva e mposhti Prishtinën (1-0). Goli i shënuar nga Donart Vitija në minutën e dytë, doli përcaktues për fatin e ndeshjes. Malisheva është në vendin e tretë me 44 pikë, kurse Prishtina e katërta me 36 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot programin…