Drita fiton dhe ruan hapin me liderin
18 mars 2026
| 15:06
Drita këndellet shpejt në mesjavë duke triumfuar minimalisht ndaj Dukagjinit,për të qëndruar hije e Ballkanit, në krye të tabelës.
Në shtëpi dhe para publikut të vet,kampionia e Kosovës triumfoi 2:1 ndaj klinasve për të vazhduar kryesimin me pikë të njëjta sa edhe Ballkani, që gjithashtu triumfoi të mërkurën.
Besnik Krasniqi e Veton Tusha shënuan për Dritën,derisa Hekuran Berisha për Dukagjinin por që nuk ishte i mjaftueshëm.
Drita tani ka 45 pikë,po aq sa edhe Ballkani në vendin e parë. Dukagjinin nuk di për fitore në dhjetë ndeshjet e fundit dhe ka rënë në pozitën e gjashtë në tabelë.



