Drita fiton miqësoren ndaj skuadrës polake

26 janar 2020 | 16:28

Skuadra e Dritës e fitoi miqësoren ndaj FC Zagalabie Lubin (1-0), e cila u zhvillua sot në Antalia.

Kjo ishte miqësorja e parë në Turqi për skuadrën nga Kosova. Në këtë takim u paraqitën pothuajse të gjithë lojtarët në përjashtim të Bunjamin Shabanit, Olti Mehmetit dhe Ardit Mustafës, të cilët kanë qenë me disa ngarkesa muskulore.

Ndeshja e radhës, Drita e zhvillon më 30 janar kundër Vorsklas nga Ukraina.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka kaluar pa probleme në raundin e 1/8-ave…