Drita fitore me aromë titulli ndaj Ballkanit  

11 mars 2025 | 16:01

Skuadra e Dritës ka bërë një hap gjigant drejtë titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll, pasi e mposhti sot Ballkanin me rezultat 2-0. Kjo dneshje i ka takuar javës së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë ishte e qetë për nga rastet e krijuara për gol dhe në këtë mënyrë skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në minutën e 64-të, Ballkani mbeti pa një lojtar ku Gentrit Halilit u ndëshkua me karton të kuq dhe këtë epërsi numerike e shfrytëzoi për mrekulli skuadra gjilanase. Në minutën e 77-të, Veton Tusha shënoi për rezultatin 1-0. Për rezultatin 2-0 është përkujdesur Kastriot Selmani, i cili realizoi në minutën e 89-të. Tash Drita ka që është liderë ka 13 pikë më shumë se Ballkani që zë vendin e dytë në tabelë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Bayern Munchen, Leon Goretzka iu përgjigj pyetjeve të…