
Drita merr tri pikë ndaj Besës
28 shkurt 2021
| 15:11
Drita e Gjilani ka shijuar fitore në përballje me Besën e Pejës (3-1).
Në minutën e 15-të, Xhevdet Shabani e hapi serinë e golave duke realizuar për 1-0. Dhjetë minuta me vonë i njëjti futbollistin shënon edhe golin e dytë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 2-0.
Hajdini i mysafirëve realizoi për 2-1, në minutën e 65-të, por Bujar Shabani dy minuta me vonë e vulosi rezultatin final 3-1.
Në ndeshjet tjetër Llapi-Ballkani, rezultati momental është 1-0.
/Epoka e re/