Drita merr tri pikë ndaj Llapit

03 dhjetor 2020 | 15:06

Kampionia në fuqi e Superligës, Drita ka shënuar fitore të vlefshme në përballje me Llapin (1-0), në ndeshjen e mbetur të javës së parë.

Në minutën e 17-të, Ardian Limani shënoi për epërsinë e parë të vendasve. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, kurse në pjesën e dytë rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat, por rezultati nuk ndryshojë dhe gjilanasit arkëtuan pikët e plota.

Pas kësaj fitore, Drita është dyta në renditjen tabelore me 30 pikë të grumbulluara, derisa Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit me 11 pikë.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës ka njoftuar se…