Drita mposhtet në fund nga Celje
Drita është mposhtur në mënyrë dramatike 3-2 nga Celje në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Conference League, me golin vendimtar që ka ardhur në minutat shtesë.
Kjo ani pse Drita e ka bërë një rikthim të madh në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë i ka takuar skuadres mysafire.
Skuadra gjilanase e ka nisur shumë mirë takimin dhe në dhjetë minutat e parë ka krijuar dy raste të mira me Veton Tushën dhe Vesel Limajn, por pa arritur të shënojë.
Mysafirët sllovenë nuk kanë falur.
Në minutën e nëntëmbëdhjetëtë, pas një goditje të Ivan Calusic që është përplasur në portier, topi është kthyer te Armandas Kucys brenda zonës, i cili ka realizuar për 0-1.
Pak para pushimit, në minutën e dyzet e dytë, Milot Avdyli e ka pranuar një asistim të saktë dhe me një goditje në këndin e sipërm të djathtë e ka dyfishuar epërsinë në 0-2, rezultat me të cilin është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Drita është shfaqur ndryshe.
Fillimisht në minutën e pesëdhjetë e nëntë, Liridon Balaj ka asistuar për Blerim Krasniqin, i cili me kokë e ka dërguar topin në rrjetë për 1-2.
Vetëm pak minuta më vonë ka ardhur edhe goli i barazimit. Vesel Limaj ka shërbyer në skajin e zonës për Liridon Balajn, i cili me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të majtë ka realizuar për 2-2.
Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, ka ardhur goditja e fundit. Në minutën katërt të kohës shtesë Rudi Pozeg ka asistuar nga krahu, ndërsa Matej Poplatnik me kokë nga afërsia e e ka dërguar topin në anën e djathtë të portës për 2-3.
Drita barazon rezultatin, rikthehet nga 0-2 në 2-2 ndaj Celje
Drita ka bërë një rikthim të madh në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Celjes, duke barazuar rezultatin në 2-2 pas disavantazhit 0-2.
Në minutën e pesëdhjetë e nëntë, Liridon Balaj ka asistuar saktë për Blerim Krasniqin, i cili me kokë e ka dërguar topin në rrjetë për 1-2, duke rikthyer shpresën për skuadrën gjilanase.
Vetëm pak minuta më vonë ka ardhur edhe goli i barazimit. Vesel Limaj ka shërbyer në skajin e zonës për Liridon Balajn, i cili me një goditje të fuqishme dhe të saktë e ka gjetur këndin e poshtëm të majtë për 2-2.
Celje në epërsi 2-0 ndaj Dritës
Me epërsi 2-0 në favor të Celjes është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndaj Dritës, në kuadër të fazës “play-off” të Conference League.
Drita e ka nisur shumë mirë dhe në dhjetë minutat e parë ka krijuar dy raste të mira shënimi me Veton Tushën e Vesel Limajn, por konkretizimi ka munguar.
Pastaj skuadra sllovene nuk ka falur në rastet e saj.
Në minutën e nëntëmbëdhjetë, pas një goditjeje të Ivan Calusic që është përplasur në portier, topi është kthyer brenda zonës te Armandas Kucys, i cili ka reaguar shpejt dhe ka realizuar për 0-1.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e dyzet e dytë, Milot Avdyli ka pranuar një asistim të saktë brenda zonës dhe me një goditje në këndin e sipërm të djathtë e ka dyfishuar epërsinë në 0-2.



