
Drita nesër përballet me Deiiferdangen
Disa nga klubet elitare të futbollit në Kosovës rikthehen në aksion gjatë mesjavës, pasi do të kenë sfidat në garat evropiane. Siç dihet, Kosovën e përfaqësojnë katër skuadra në tri garat evropiane, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.
Skuadra më e mirë e vitit 2024/2025, Drita nga Gjilani sot (e martë) e zhvillon ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Kampionëve, derisa përballe do ta kenë skuadrën nga Luksemburgu, Deiiferdange.
Ndaj kësaj të fundit, Drita llogaritet si favorite për të kaluar tutje dhe në rast të kalimit në rrethin e dytë përballë do ta ketë skuadrën e Kopenhagënit. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00.
Ndërkohë, fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina më 10 korrik në orën 19:00 në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Evropës përballet me Sheriff Tiraspolin.
Ndërkaq, Malisheva, si e treta e renditur në Superligë në edicionin e fundit, do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa do të ketë punë me ekipin islandez, Vikingur. Kurse, Ballkani do të luajë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe rrjedhimisht në xhiron e parë do të pushojë.