Drita nuk gabon as ndaj Dukagjinit

28 qershor 2020 | 18:55

Skuadra e Dritës nga Gjilani vazhdon të jetë e pagabueshme në garën për titull në Superligë. Kjo skuadër sot e mposhti Dukagjinin e Klinës me rezultat 2-0.

Në pjesën e parë rastet nuk munguan, por gola nuk pati. Në minutën e 57-të, Drita kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Liridon Leci. Ndërsa golin e dytë e shënoi në fund të ndeshjes Astrit Fazliu. Edhe skuadra e Dukagjinit kishte disa mundësi shënimi, por nuk arriti t’i konkretizojë në gol. Pas kësaj xhiro, Drita forcohet në pozitën e parë me 58 pikë, derisa Dukagjini mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.

IPKO SUPERLIGA

Drita – Dukagjinin           2-0
Drenica – Trepça ’89       2-4
Flamurtari – Ferizaj        3-2

Të hënën takohen:

17:00 Gjilani – Llapi
17:00 Ballkani – Vushtrria
19:00 Prishtina – Feronikeli

 

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamurtari i Prishtinës ka vazhduar më formë të mirë në…