
Drita pas tri ditësh testohet për Covid-19 për duelin në Ligën e Evropës
Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, do të testohet për COVID-19 pas tri ditësh. Lajmi është konfirmuar për klankosova.tv nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi.
“Aktualisht jemi duke u përgatitur në bregdetin shqiptar para duelit me Sileksin”, tha ai.
“Testimin për COVID-19 do ta bëjnë dy ditë para sfidës në fjalë këtu në Shqipëri, pasi është edhe laborator i licencuar nga UEFA”.
Drita, do të luajë në Ligën e Evropës me 17 shtator, përballjen kundër Silekësit të Maqedonisë Veriore.
Klubi kosovar ishte diskualifikuar pikërisht për këtë çështje (COVID-19) nga Liga e Kampionëve këtë vit, pasi një futbollist i tyre kishte rezultuar pozitiv gjatë testimit të bërë në shtetin e Zvicrës. Kujtojmë se fituesi i ndeshjes, Sileks – Drita, takohet në fazën e radhës kualifikuese kundër skuadrës së njohur polake, Legia Warsawa.