Drita përfiton 133 mijë euro nga barazimi ndaj Omonias, shuma totale arrin mbi 4 milionë euro

24 tetor 2025 | 08:40

Barazimi 1-1 ndaj Omonias në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës i ka sjellë Dritës jo vetëm një pikë të rëndësishme sportive, por edhe 133 mijë euro shtesë nga UEFA.

Kjo është hera e dytë që kampioni i Kosovës arkëton këtë shumë, pasi edhe barazimi i javës së parë ndaj KuPS i kishte siguruar po aq fitim financiar. Në total, vetëm nga dy ndeshjet e para në grup, Drita ka përfituar 266 mijë euro.

Por të ardhurat e skuadrës gjilanase nga aventurat evropiane janë shumë më të mëdha. Drita ka përfituar plot 3,870,000 euro, falë rezultateve të arritura në fazat kualifikuese dhe pjesëmarrjes historike në grupet e Ligës së Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet…