Drita përfundon përgatitjet në Bullgari

01 korrik 2025 | 16:10

Skuadra e Dritës që është kampione në fuqi e Kosovës në futboll, sot ka mbyllur përgatitjet në Bansko të Bullgarisë, raporton “Epoka e re.

Gjatë periudhës dymbëdhjetë ditore, kjo skuadër ka zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese të cilat i kanë shërbyer mjaftë shumë për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen e cila e pret në kuadër të rundit të parë në garat e Ligës së Kampionëve.

“E mira e kësaj faze ka qenë që të gjithë lojtarët kanë marrë ngarkesat e duhura dhe nuk ka pasur ndonjë shqetësim apo ndonjë lëndim në përjashtim të Egzon Bejtullait i cili dy ditët e fundit nuk ka stërvitur me ekipin për shkak të një lëndimi dhe pritet të rikthehet me ekipin në fundjavë”, thuhet në njoftimin e kampionëve nga Gjilani.

Ndeshjet kontrolluese të zhvilluara në Bansko:

CSKA 1948 – FC DRITA 1:0
FC DRITA – SILEKS 2:2
EGNATIA – FC DRITA 0:2
BELASICA – FC DRITA 1:2
FURAL Constanta – FC DRITA 1:3

Golashënuesit në pesë ndeshjet kontrolluese:

2x  Arb Manaj
2x  Liridon Balaj
1x Blerim Krasniqi
1x Albert Dabiqaj
1x Almir Ajzeraj
1x Veton Tusha
1x Endrit Morina

Pas kthimit në Gjilan ekipi do të grumbullohet ditën e enjte për të vijuar me përgatitjet në prag të ndeshjes e cila na pret me 8 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Takimin e…