
Drita ruan kreun në Superligë
18 prill 2021
| 16:56
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita ka shënuar fitore ndaj Trepçës ’89 (0-1).
Pjesa e parë nuk solli shumë raste shënimi, derisa në minutën e 52-të, Ilir Blakçori ndalet në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë nga Albion Pllana, gjyqtari kryesor akordoi penallti. Festim Alidema ishte i saktë nga pika e bardhë duke realizuar për 0-1.
Vendasit u munduan të barazojnë rezultatin, por pa sukses. Pas tri pikëve të reja, Drita e ruan pozitën e parë në tabelë me 64 pikë. Trepça ’89 renditet në vendin e gjashtë me 35 pikë.
/Epoka e re/