Drita – Shkëndija përballen sot
Sot (e enjte) është në program për t’u zhvilluar ndeshja e dy klubeve shqiptare, Dritës dhe Shkëndijës, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit janë nikoqir të tetovarëve në ndeshjen e xhiros së katërt e cila është paraparë të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë nga ora 21:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit është në një formë të mirë në kampionat, por e ka nisur mirë edhe në Ligën e Konferencës pasi ka dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet e para.
Kështu, “Intelektualët” janë të gatshëm për këtë ndeshje dhe duan ta vazhdojnë serinë pozitive me një fitore ose së paku një barazim.
Në formë të mirë është edhe ekipi i Jeton Beqirit, pasi ka një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Konferencës, kështu që duan rezultat edhe nga ky udhëtim i vështirë.
Kjo ndeshje do të jetë interesante edhe për faktin se vjen një ditë para festës së flamurit, 28 nëntorit, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë nga të gjitha trojet shqiptare, përveç dy qyteteve si Gjilani dhe Tetova.



