Drita shkruan historinë sonte, gjilanasit debutojnë në Ligën e Konferencës

02 tetor 2025 | 11:39

Drita do ta nisë sonte një faqe të re në historinë e futbollit kosovar.

Atë që e kishte bërë dy herë Ballkani, do ta bëjë sonte kampionia në fuqi e Kosovës.

Gjilanasit do të marrin pjesë për herë të parë në garën më serioze të Ligës së Konferencës, më saktësisht në fazën e ligës, dikur fazë e grupeve.

Ekipi kosovar luan ndaj Kups nga Finlanda, në Tampere,  në stadiumin “Tammelan”, duke nisur nga ora 18:45.

Skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garat evropiane synon të nxjerrë rezultat të favorshëm sonte për t’i marrë pikët e para në ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selvije Makolli-Limani, profesoreshë e matematikës me mbi 29 vite përvojë…