
Drita triumfon ndaj Prishtinës
24 shtator 2023
| 17:18
Drita ka triumfuar ndaj Prishtinës, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Almir Ajzeraj, në minutën e 47’. Dy minuta më vonë Prapashtica e dyfishoi epërsinë e “Intelektualëve”.
Në fund të ndeshjes, Kastriot Selmani me një gol të bukur vulosi fitoren e ekipit gjilanas.
Drita pas fitores kalon në vendin e katërt me nëntë pikë, teksa Prishtina një pozitë më poshtë me po aq pikë.