
“Dritë në netët e errëta”, Papa Leo thotë se bota po përballet me mungesë besimi
Përderisa Papa LEO XIV po vazhdon predikimin e tij, ai ka thënë se shpreson që Kisha Katolike të mund të ndriçojë “netët e errëta të kësaj bote”.
Drejtuar kardinalëve, Papa Leo është shprehur se shpreson që zgjedhja e tij mund ta ndihmojë Kishën Katolike të sjellë dritë “në netët e errëta të kësaj bote” dhe se ai mund të jetë një “administrator besnik” për gjithë Kishën.
Papa ka shtuar se, Kisha duhet të bëjë më shumë punë në vende ku ka “mungesë besimi”.
“Edhe sot, ka shumë mjedise në të cilat besimi i krishterë konsiderohet absurd, i menduar për të dobëtit dhe të painteligjentët”, janë fjalët me të cilat Papa u është drejtuar kardinalëve.
Tutje Papa Leo, ka shtuar se vendet ku preferohen “teknologjia, paratë, suksesi, pushteti ose kënaqësia”, janë vende ku “shtrirja misionare është urgjentisht e nevojshme”.