Driton Kuka pas përfundimit të Kampionatit Evropian: Një medalje e artë dhe paraqitje premtuese për Kosovën

17 prill 2026 | 15:34

Trajneri i ekipit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka la vlerësuar performancën e ekipit në Tbilisi të Gjeorgjisë dhe ka theksuar vazhdimësinë e suksesit të xhudos. Kosova ka përfunduar garat në Kampionatin Evropian për të rritur në Tbilisi, me një tjetër sukses të madh që mban vulën e xhudos.

Sipas trajnerit Driton Kuka, Distria Krasniqi, ka shkëlqyer duke siguruar medaljen e artë të 11-të evropiane për vendin, duke vazhduar një traditë 14-vjeçare suksesi me mbi 30 medalje në total.

Paraqitje shumë të mirë ka pasur edhe Akili, i cili ka regjistruar tri fitore dhe një humbje, duke luftuar për medalje dhe duke u renditur në vendin e pestë. Ndërkohë, Dardani dhe Fatjona kanë arritur deri në mesin e 16 më të mirëve, ndërsa Erza dhe Laura janë eliminuar herët, pavarësisht përgatitjeve të mira.

“Për njerëz që ta kuptojnë drejt medalje të arta Evropiane në sporte olimpike deri tash sporti i shtetit tonë i ka 11 dhe të gjitha nga xhudo! Do dikush me i pa apo jo, ky është realiteti”, ka thënë Kuka.

Postimi i Driton Kukës:

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Shqipëria po diskutojnë që të thellojnë bashkëpunimin në…