Driton Lajçi: Pas luftës së Dytë Botërore arsimimi ishte sfidë për ne shqiptarët

07 mars 2019 | 16:52

Driton Lajçi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shpërndarë një fotografi të nxënësve të shkollës fillore në Drelaj të Rugovës së Pejës, të cilët në vitin 1953 i kishte mësuar mësuesi nga Shqipëria, Zenel Shaqirolli.

Në këtë fotografi shihen nxënësit meshkuj me plisa të bardhë, ndërsa shihen edhe shumë nxënëse femra që tregojnë se femrat shqiptare edhe në atë kohë të regjimit jugosllav kanë qenë të emancipuara.

Postimi i plotë i Lajçit:

Pas luftës së Dytë Botërore, arsimimi ishte sfidë për ne shqiptarët Zenel Shaqirolli, mësues nga Shqipëria vendosi themelet e arsimimit të shoqërisë sonë në Drelaj të Rugovës së Pejës. Ndër nxënësit e tij ishte edhe babi im, Qelë (Sokol) Lajçi. Veçanti e kësaj fotoje të vitit 1953 është pjesëmarrja e lartë e femrave të rrethinës sonë si dhe plisat e bardhë mbi kokat e djelmoshave filloristë. Respekt e krenari,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rrjet elektrik krejtësisht të ri ka shtrirë KEDS-i në…