Driton Selmanaj voton në Prizren: Dilni votoni!

12 tetor 2025 | 10:17

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, kreu obligimin e tij qytetar.

Ai hodhi votën në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren. Bashkë me të ishte edhe gruaja e tij.

Para medieve, Selmanaj u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë.

“Urime për këtë moment të rëndësishëm të zgjedhjeve. Qytetarët e Prizrenit të dalin dhe të votojnë. Procesi i votimit është proces që i jep kuptim edhe demokracisë edhe të ardhmes tonë dhe fëmijëve tanë, prandaj dilni sa më shumë votoni”, tha ai para mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shkuar për të…