Dronët rusë godasin Kievin tetë orë pa ndërprerë, dhjetëra të plagosur

04 korrik 2025 | 08:19

Kievi është goditur rëndë gjatë gjithë natës nga një sulm masiv me dronë nga Rusia, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 14 personave dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Sipas autoriteteve në kryeqytetin ukrainas, sulmi zgjati më shumë se tetë orë, duke filluar që në orët e mbrëmjes dhe përfunduar pak para orës 5 të mëngjesit, kur u hoq edhe alarmi ajror, raporton Reuters.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi se 12 nga të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim.

Sulmi ka shkaktuar zjarre në ndërtesa dhe automjete, si dhe ka dëmtuar infrastrukturën hekurudhore në disa zona të qytetit. Autoritetet janë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar të prekurit.

Ky është një nga sulmet më të gjata të kohëve të fundit ndaj kryeqytetit ukrainas, në kuadër të përshkallëzimit të ofensivës ruse në rajonet urbane të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus i Flixbus u përmbys në autostradën A19 në…