Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse në Vologograd

14 gusht 2025 | 08:43

Dronët ukrainas kanë sulmuar qytetin rus Vologograd në natën mes 13 dhe 14 gushtit.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në rafinerinë e naftës LUKOIL në Vologogradneftperarabotka, duke u përcjellë kështu me zjarr të madh.

Kjo është konfirmuar nëpër kanale të ndryshme në Telegram nga guvernatori rajonal Andrei Bocharov.

Disa burime ruse raportuar për një sulm në shkallë të gjerë në Volgograd.

“Zjarr dhe rrjedhje nafte kanë ndodhur në rafinerinë e rajonit të Volgogradit, si pasojë e copëzave të dronëve që binin”, tha Bocharov.

Agjencia federale ruse për transportin ajror ka mbyllur përkohësisht aeroportin lokal si pasojë e këtij sulmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sonte do ta zhvillojë…