Droni ukrainas godet autoblindën me plot ushtarë rusë që po tërhiqej pasi e kuptuan se janë rrethuar

24 korrik 2023 | 23:43

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin, kur droni i ushtrisë ukrainase godet autoblindën ruse që ishte në lëvizje në një fushë të gjelbëruar.

Ishte njësia “Huti” që me dronin kamikaz goditi autoblindën ruse, e cila nga shpërthimi i fuqishëm u shkatërruar plotësisht, transmeton Telegrafi.

Droni fillimisht kishte lokalizuar autoblindën ruse me plot ushtarë, që me sa duket kishin nuhatur se ishin rrethuar nga të gjitha anët.

Dhe duke tentuar të tërhiqen, u goditën nga droni që në momentin e kontaktit fizik shpërtheu – duke e hedhur në erë.

Pamjet janë publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainas, që sipas të cilëve ishte aksion në kuadër të kundërofensivës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Lirim Mehmetaj, ka thënë se kjo qeveri është anti-UÇK…