Dua Lipa e lumtur që vizitoi Shqipërinë, ndan me 69 milionë ndjekësit fotot më të bukura

25 korrik 2021 | 12:43

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është lumturuar shumë me mikpritjen që i kanë bërë gjatë vizitës në Shqipëri.

Në këtë udhëtim që bëri për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit, “Sunny Hill Kindergarten”, me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, Dua ishte e shoqëruar nga familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Artisja me famë botërore ka qenë gjithashtu edhe në qytetin e Krujës, ku sigurisht ka vizituar Kalanë e Krujës. E disa nga fotot më të bukura të realizuara atje, Lipa ka vendosur që t’i ndajë me 69.3 milionë ndjekësit në “Instagram”.

Në njërën nga fotot, Dua shfaqet teksa bën me duar simbolin e shqiponjës, duke i bërë krenarë gjithë fansat e saj shqiptarë. Ajo ka publikuar gjithashtu edhe një foto të skulpturës së Skënderbeut dhe imazhe të familjarëve të saj.

Dua Lipa e lumtur që vizitoi Shqipërinë, ndan me 69 milionë

Dua Lipa e lumtur që vizitoi Shqipërinë, ndan me 69 milionë

Dua Lipa e lumtur që vizitoi Shqipërinë, ndan me 69 milionë

Dua Lipa e lumtur që vizitoi Shqipërinë, ndan me 69 milionë

Dua Lipa e lumtur që vizitoi Shqipërinë, ndan me 69 milionëDua Lipa e lumtur që vizitoi Shqipërinë, ndan me 69 milionëDua Lipa e lumtur që vizitoi Shqipërinë, ndan me 69 milionë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur në Kroaci, ku…