Dua Lipa nuk ndahet nga i dashuri i ri (Foto)

22 korrik 2019 | 17:46

Prej disa javësh, kryefjala e medieve është bërë romanca e re e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipës, me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua është parë në shoqërinë e 20-vjeçarit dhe gjatë një festivali çifti është fotografuar në momente intime.

Gjithashtu, Anwar ishte i pranishëm në njërin prej koncerteve të Duas së bashku me motrën e tij, modeluesen Gigi Hadid, teksa e ndiqnin nga publiku performancën e saj, shkruan “Iconstyle”.

Tashmë, e gjithë familja e Anwar-it e ndjek Dua Lipën në “Instagram” dhe çifti duket më i pandashëm se kurrë.

Së fundmi, Dua dhe 20-vjeçari janë fotografuar së bashku pas një darke romantike në një restorant sushi në Hollywood.

Anwari i kishte hedhur krahun partneres së tij dhe të dy dukeshin kokë e këmbë të dashuruar, teksa bisedonin e shikonin njëri-tjetrin në sy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka nisur shkatërrimin e një grupi të shtëpive palestineze,…