Dua Lipa pjesë e ceremonisë hapëse të Kupës së Botës? Ja si përgjigjet

13 nëntor 2022 | 19:50

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar pas spekulimeve se do të jetë një prej artisteve që do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës më 20 nëntor në Katar.

Përmes një story në rrjetin social “Instagram” 27-vjeçara u shpreh se nuk do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse dhe se nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar.

Teksa shkruan se do ta mbështesë Anglinë nga larg, këngëtarja shprehet se do ta vizitojë Katarin, vendin mikpritës të këtij evenimenti futbollistik, kur ky i fundit të përmbushë premtimet e bëra për të drejtat e njeriut.

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të bëj tifo për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur të përmbushen të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që ka bërë kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës”, shkruan Dua Lipa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njeriu që frymëzoi Tom Hanks në filmin 'The Terminal' ka…