Dua Lipa shënon edhe një sukses të radhës (Video)

24 janar 2019 | 16:38

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Brit Awards”, do të mbahet më datë 20 shkurt (e mërkurë), në “The O2 Arena”, në Londër.

Ndër të tjerash, Dua Lipa do të jetë ajo e cila do të dhurojë edhe një performancë spektakolare për të pranishmit.

Këtë gjë ajo e ka konfirmuar edhe përmes një postimi të bërë së fundmi në llogarinë e vet në Instagram, ku ka konfirmuar se do të ngjitet në skenën e “Brit Awards” bashkë me emrat e mëdhenj si Calvin Harris, Rag’n’Bone Man dhe Sam Smith.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Suedisë tha se një aeroplan rus i zbulimit…