
Dua Lipa thotë se ka ngrënë qebapat më të mirë shqiptarë në Bronx
27 dhjetor 2019
| 20:19
Dua Lipa ditët e fundit të vitit 2019 po i kalon në shoqërinë më të mirë, pra me familje.
Këngëtarja, përmes një postimi në “Instagram”, tregoi se ishte ndaluar në Bronx për të ngrënë qebapa tek një qebaptore e shqiptarëve. Madje, ajo thotë se këta qebapa janë më të mirët që i përgatisin shqiptarët në atë vend.
Kujtojmë se Dua Lipa gjatë gushtit ka vizituar Kosovën në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.