“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi
Eksperti i ekonomisë Dardan Sejdiu, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit, sa i përket mbylljes së qumështorës “Vita”, pasi aty shteti zbarkoi me mbi 20 inspektorë. Ndër ta edhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sejdiu, ka kujtuar kohën kur Vetëvendosje lobonte për prodhime vendore, me fushatën “Duaje tënden”, por që sipas tij tash në pushtet, prodhimi vendor po luftohet nga revanzhizmi.
E plotë:
Para disa dite pata postu per logon “Duaje Tëndën”, te dizajnuar nga Fisnik Ismaili, dhe historine e krijimit te asaj fushate sa ishim pjese e Lëvizjes Vetëvendosje.
Beteja per forcimin dhe perkrahjen e prodhimit vendor ka fillu ne vitin 2011. Nuk ishte vec nje logo apo nje fushate vetedijesuese. Ishte pjese e nje vizioni me te madh: ndertimi i industrise vendore dhe krijimi i politikave publike qe i japin prodhuesit vendor mundesine me u rrite, me investu e me konkuru.
Sot, 15 vjet me vone, ende po diskutojme te njejten ceshtje.
Atehere prodhimi vendor sfidohej nga nje qasje ideologjike neoliberale. Sot, po demtohet nga vendime qe udhehiqen ga revanshizmi.
Por nje gje nuk ka ndryshu.
Nuk ka zhvillim te qendrueshem pa prodhim. Nuk ka ekonomi te forte pa industri. Nuk ka vende pune te pagume mire pa kompani vendore qe rriten, eksportojne dhe investojne.
Qeverite vijne e shkojne. Politikat ndryshojne. Por nje shtet qe nuk e mbron dhe nuk e zhvillon prodhimin e vet, e ka shume te veshtire me ndertu nje ekonomi te forte.



