
Duam të shkojmë në Kinë të shohim çfarë ka ndodhur
20 prill 2020
| 09:38
ShBA-ja dëshiron që hetuesit e saj të shkojnë në Kinë për ta hetuar shpërthimin e koronavirusit. Presidenti Donald Trump tha të dielën se ShBA-ja ende dëshiron që hetuesit të shkojnë në Kinë për ta hetuar shpërthimin e koronavirusit, raporton CNN.
Shtëpia e Bardhë vazhdimisht e ka akuzuar Kinën se ka mbajtur informacion të fshehtë në lidhje me shtrirjen e virusit brenda vendit dhe se të dhënat e të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi nuk i ka dhënë të sakta. “Ne po flasim me Kinën. I thamë para shumë kohësh për të hyrë brenda. Ne duam të hyjmë”, tha Trump të dielën në një konferencë para mediave.