“Duart e Bamirësisë” dhuroi 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

05 maj 2021 | 15:29

Në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Bajramit të Madh, Shoqata Bamirëse “Duart e Bamirësisë” të mërkurën i ka dhuruar 100 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, të cilat do të shpërndahen gjatë ditëve në vijim, në prag të festës së Bajramit.

Ndihmat i kanë pranuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha.

Me këtë rast, nënkryetari Berisha e ka falënderuar shoqatën “Duart e Bamirësisë” për këtë donacion në pako ushqimore për familjet në nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…