Duart e nënës

06 dhjetor 2021 | 07:56

Poezi nga: Rainer Maria Rilke
Përktheu: Hera Çuka

As ti nëna ime
nuk je e përafërt me Zotin:
larg i jemi të gjithë.
Por ti nënoke,
ke duar të mahnitshme,
duar që m’falin bekimin.

Shquhen qartë,
të shkëlqyeshme
dalë nga manteli
me garniturë ari.

Unë jam dita,
jam vesa,
ndërsa ti je pema
kurorë mbi mua,
me duart e tua t’bekuara

Ti, e përndritura nëna ime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmi për vrasjen e Mervete Maksutajt në spitalin e Pejës…