“Duart tuaja janë të përgjakura” – pankartë kundër Serbisë gjatë performancës së artistit serb në ‘Eurovision 2025’

16 maj 2025 | 12:17

Serbia ka konkurruar në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2025’.

Pas performancës së Princ, përfaqësuesit të Serbisë, një person në publik shpalosi një pankartë me mbishkrimin provokues “Duart tuaja janë të përgjakura”.

Përveç këtij mesazhi të drejtpërdrejtë, në pankartë ishte vizatuar edhe një gjurmë dore e kuqe, simbol i protestave studentore që po zhvillohen në Serbi tash e gjashtë muaj. Kjo dorë është bërë ikonë e rezistencës ndaj shtypjes dhe mungesës së drejtësisë në vend.

Kamerat e festivalit e kapën momentin kur u shfaqën pamje nga publiku menjëherë pas përfundimit të performancës së këngëtarit serb.

Edhe pse ky mesazh i pankartës duket të jetë në përkrahje të protestave brenda Serbisë, nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë një kujtesë për historinë e dhimbshme të rajonit, veçanërisht për krimet e kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë, të cilat janë cilësuar si gjenocid nga viktimat dhe shumë zëra ndërkombëtarë. Serbia vazhdon të refuzojë njohjen e këtyre krimeve dhe nuk ka kërkuar ndjesë për masakrat e kryera ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.

Në këtë kontekst, pankarta në Eurovision mund të shihet si një akt simbolik kundër mosndëshkimit dhe mohimit të përgjegjësisë historike, si dhe një zë i fuqishëm ndërkombëtar që refuzon të heshtë përballë së kaluarës së përgjakur të shtetit serb.

Ndryshe, Princ performoi i 15-ti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit, por nuk arriti ta kualifikojë vendin e tij në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me batutë e ka pritur kryeministri Edi Rama homologun e…