Duartrokitja ironike e Pelosit ndaj Trumpit (Video)

06 shkurt 2019 | 11:19

Derisa presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka mbajtur fjalimin drejtuar kombit në Dhomën e Përfaqësuesve, shumë njerëz kanë “vërshuar” rrjetet sociale duke diskutuar për këtë ngjarje.

Subjekti më i popullarizuar i “memeve” (element i sistemit të sjelljeve që kalon nga një individ në tjetrin me anë të imitimit) ishte Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve e cila u pa duke e duartrokitur në mënyrë interesante presidentin Trump gjatë fjalimit.

Mediet sociale e kanë vlerësuar këtë si rivalitet politik momentin ku Pelosi e duartrokiti Trumpin pasi ai bëri thirrje për “kompromis në politikë”.

Fotografia që është quajtur “duartrokitjae Pelosit”, është bërë për një kohë të shkurtër virale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ducati” ka prezantuar një biçikletë elektrike në bashkëpunim me “Thok…