Dubai krijon shiun e tij artificial për të përballuar temperaturat e larta

21 korrik 2021 | 16:17

Emiratet e Bashkuara Arabe po e krijojnë vetë shiun e tyre me anë të dronëve që “mbjellin retë” me ngarkesa elektrike, për të përballuar nxehtësinë vrasëse prej 50 gradë Celsius.

Autoritetet atje thonë se dronët përdoren për të “dridhur retë” në mënyrë që piklat të bashkohen dhe të provokojnë precipitimin e shiut.

Emiratet e Bashkuara janë një nga vendet më të thata në botë, dhe shpreson që teknika të shtojë masën e vogël vjetore të reshjeve në vend.  Teknika në fakt duket se po funksionon pasi në pamjet e shpërndara nga qendra vendase e Meteorologjisë shihen shira të ashpër thuajse prej stuhie, që bien pandalur në një autostradë.

Madje, disa prej drejtuesve shihen që mezi ruajnë kontrollin e mjeteve të tyre prej reshjeve të dendura, megjithëse vala e të nxehtit në vend ka shkaktuar temperatura prej deri në 50 gradë.

Autoritetet thonë se precipitimi është shtuar me anë të teknikës, e cila ka si objektiv rritjen e kondensimit të reve me shpresën e rënies së shirave.

Profesori britanik Maarten Ambaum, i cili ka punuar në projektin e shiut artificial të Emirateve, ka deklaruar se vendi ka re të mjaftueshme për të krijuar kushtet e shiut.

Teknologjia e dronëve lëshon ngarkesa elektrike në retë, të cilat ndihmojnë në bashkimin e piklave dhe shkaktimin e rënies.

“Kur piklat bashkohen duke u zmadhuar, rrjedhimisht ato do të bien në formë shiu”, ka deklaruar Ambaum Said.

Alya Al-Mazroui, drejtori i programit në fjalë të Emirateve, ka thënë më herët: “Instrumentet e ngarkesës elektrike kanë sensorë të graduar. Dronët fluturojnë në lartësi të ulëta dhe lëshojnë ngarkesa elektrike në molekulat e  ajrit, të cilat nxisin precipitimin”

Një tjetër teknikë e “mbjelljes së reve” është ajo e lëshimit të ngarkesave të kripës në to me avionë.

Parashikuesit e motit në Abu Dhabi monitorojnë motin për krijimin e reve premtuese.

“Sapo ata shikojnë formacione të lidhura të reve, ata ngrihen në fluturim për të investiguar”, ka deklaruar Mark Newman, krye-pilot i misionit të mbjelljes së reve.

Grupi i Newman përdor katër avionë model Beechcraft King Air C90 për programin e mbjelljes së reve në vend. Ai shton se sezoni i verës është më i ngarkuari për punë.

Por, megjithatë përpjekjet e përfshira disa studiues thonë se nuk janë të sigurt për efektivitetin e tyre në prodhimin e shiut.

Disa herë të tjera është përdorur mbjellja e reve për nxitjen e reshjeve si në rezortet e skive në SHBA për të nxitur reshjet e dëborës, ose për të ndaluar shiun në olimpiadën e Pekinit në 2008./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar konferenca e…