Duda Balje e bën përgjegjëse LV-në për bllokadën në Kuvend

11 qershor 2025 | 11:19

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se qëndrimi i saj vazhdon të mbetet i njëjtë dhe se s’ka çfarë të deklarojë lidhur me bllokadën politike në vend.

Balje, e pyetur nëse është kontaktuar më për punë të koalicionit, ka thënë se s’ka ndodhur më diçka e tillë derisa ka shtuar se përgjegjësia për situatën dhe bllokadën politike është e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja Balje ka thënë se përgjegjësia shkon me fuqinë.

“Kush ka më shumë fuqi ka më shumë përgjegjësi. Përgjegjësia shkon me fuqi”, ka thënë Balje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Tijjani Reijnders…