Duda Balje formon parti të re

14 janar 2020 | 11:10

Skenës politike në Kosovë i është shtuar edhe një parti politike.

Kjo parti është formuar nga deputetja Duda Balje.

Unioni Social Demokratik (SDU) është emri që i ka vënë partisë.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se partia e re përbëhet nga një numër i madh njerëzish që kanë qëllim të përbashkët për të dhënë diçka ndryshe në skenën tonë politike

Duda Balje më datë 9 nëntor kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në Partinë Demokratike të Boshnjakëve-koalicioni VAKAT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e John Stones te Manchester City nuk është…