Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së
08 prill 2026
| 16:00
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
“Duda Balje i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së si anëtare e grupit parlamentar”, ka thënë Tahiri.



