
Duda Balje konfirmon votën e saj për formimin e institucioneve te reja
16 mars 2021
| 16:11
Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, ka konfirmua votën e saj për qeverinë Kurti dhe presidenten Osmani.
Pas takimit konsultativ me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, ajo ka thënë se do të vazhdoj të mbrojë interesat e komuniteti boshnjak.
“Kemi pasur një takim shumë konstruktiv, kemi bërë marrëveshje për gjëra shumë të rëndësishme për neve boshnjakeve në Kosovë. Kam japë përkrahjen time për formimin e Qeverisë dhe votimin e presidentit”, ka thënë Balje.