Duda Balje: Nëse kriza vazhdon, Osmani do t’i drejtohet Kushtetueses

17 maj 2025 | 12:01

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, tha se takimi me presidenten Vjosa Osmani ka qenë konstruktiv, por tha se nuk varet prej tyre kjo.

“Dy parti të komuniteteve kanë munguar në takim. Një gjë ka qenë që ne jemi duke pritur që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje mes veti”.

 

Ajo tha se në takim kanë folur edhe për atë që ka deklaruar Osmani se nëse vazhdon kriza, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk varet prej neve, jemi duke pritur. Nuk është mirë për asnjërën anë. Situata ka me qenë e njëjtë sot”.

 

Ndërkaq, Balje tha se qëndrimin e saj për votën e saj në Kuvend s’e ndryshon.

“Vetëvendosje e di qëndrimin tim dhe unë s’e ndryshoj qëndrimin tim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar…