Duda Balje thotëse të votonte për një qeveri të ish-opozitës

15 qershor 2025 | 14:56

Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka thënë se nevojitet një marrëveshje “e fortë” për zgjidhjen e ngërçit politik në Kuvend.

Ajo ka thënë se duhet të ketë  “ndonjë hap konkret”.

“Ne në fakt e kemi normalizuar situatën dhe tash çdo 48 orë… Nuk varet prej neve do me thënë. Vërtet duhet të ulemi dhe të bëjmë një marrëveshje më të shëndetshme dhe më të fortë. Se kështu, nuk e di. Unë vërtet nuk kam ide se çfarë mendojnë brenda partive të mëdha të shqiptarëve, por vërtetë për mua personalisht është marre dhe nuk shoh arsye për të qenë prezent në seancë. Vërtet duhet bërë ndonjë hap konkret”, ka thënë ajo.

Balje ka thënë se nuk ka asnjë lëvizje dhe “asgjë të re”, ndërsa sipas saj, kjo gjendje po normalizohet dhe partitë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Ajo ka thënë se LDK-ja ka bërë “një hap konkret” me propozimin për një qeveri të unitetit.

“Po. Është një prej ideve që konkrete. A është e mirë a është e keqe? Është ide dhe është konkrete. Ata e kanë konkretizuar me 15 pika. A janë të realizueshme a nuk janë, është plan. Ishalla edhe këto dy partitë tjera dalin me një plan konkret edhe mbase ne duhet me vendos cili është më mirë. Bile LDK-ja ka bërë një hap konkret”, ka thënë Balje.

Deputetja ka thënë se do të votonte për një qeveri me partitë e ish-opozitës, por ka përmendur kushtin e saj për krijimin e një komune boshnjake.

“Po. Unë pata një kërkesë konkrete për një komunë boshnjake, dhe unë ndërkohë fola edhe me opozitën për këtë, e cila është kërkesë nacionale, nuk është e imja apo e partisë dhe unë mora si një dritë të gjelbër. Nëse është në gjendje për të folur më konkretisht, po, unë do ta votojë”, ka thënë Balje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valmir Veliu është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.…