
Dueli i skuadrave të pamposhtura
Java e katërt në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë sot (e enjte) me duelin ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Këto dy skuadra janë të vetmet të pamposhtura deri më tani në elitën e basketbollit, me tri fitore në tri ndeshje. Klasikja e basketbollit pritet të dhurojë një ndeshje të bukur, duke marrë parasysh formën e mirë të këtyre dy skuadrave, si dhe traditën që kanë këto dy skuadra në basketbollin e Kosovës.
Pejanët në tri xhirot e para kanë mundur Bashkimin, Sigal Prishtinën dhe Rahovecin, kurse mitrovicasit kanë triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit, Prizrenit 16 dhe RC Cola Dritës. Sfidat e tjera të xhiros së katërt zhvillohen në fundjavë, ku priten takime interesante, sidomos ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
SUPERLIGA – Java 4
Të enjten takohen:
19:00 Trepça – Peja
Të shtunën takohen:
17:15 Rahoveci – Bashkimi
19:00 Prizreni 16 – RC Cola Drita
Të dielën takohen:
17:15 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
/Epoka e re/