Dugolli: Përbrenda ‘Zajednicës’ shqiptarët bëhen pakicë

30 janar 2023 | 14:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur rreth trysnisë ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se e gjithë kjo situatë është krijuar pasi që serbët nuk duan të jenë pakicë.

Sipas Dugollit, shqiptarët do të bëhen pakicë përbrenda Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“E gjithë trysnia për ‘Zajednicën’ po bëhet sepse serbët nuk duan askund të jenë pakicë. Kjo buron nga projekti ‘Bota serbe’ që është emër i ri në shekullin XXI për projektin ‘Serbia e madhe’ nga shekulli XX. Rrjedhimisht, shqiptarët do të bëhen pakicë përbrenda ‘Zajednicës’, pakicë në shtetin e tyre të Kosovës! Boshnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë dhe malazezët në Mal të Zi tashmë janë bërë pakicë në shtetet e tyre!”, ka shkruar Dugolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N’Golo Kante është sërish në “radarin” e Real Madridit. Mesfushori…