Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

10 nëntor 2020 | 20:55

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të vendit për ta luftuar virusin Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbyllja totale nuk i konvenon sektorit privat që është në pragë të falimentimit si pasojë e situatës së pandemisë, por kjo mbyllje, sipas tij, do t’i shkonte për shtati vetëm atyre që punojnë në institucione shtetërore.

“Mbyllja totale u konvenon veç atyre që punojnë në institucione shtetërore, pagat i kanë të sigurta edhe të mbyllur. A po mendoni për sektorin privat, që shumë biznese e kompani janë në pragë të falimentimit. Shumë të rinj kanë mbetur pa punë si shkak i mbylljes së shumë bizneseve. Ndihma që ka dhënë qeveria për sektorin privat ka qenë shumë e vogel për ta kfillur dhe për t’i rimarrë këmbët. Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, duke e anashkaluar mbylljen totale”, ka shkruar Qorraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mohuar se i është…