“Duhet përpjekje për të ulur vëmendjen, jo spektakël”, Çitaku “godet” Gërvallën për paraqitjen në KS

22 tetor 2025 | 21:45
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me paraqitjen e fundit të Ministres në detyrë për Punë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Çitaku thotë se duhet përpjekje që të refuktohet vëmendja mbi seancat e tilla e jo spektalës të panevojshëm.

“Përpjekjet e institucioneve tona duhet të ishin të përqendruara në drejtim të uljes së vëmendjes mbi seancat e tilla, e jo në shndërrimin e tyre në spektakle të pakëndshme dhe panevojshme”, ka shkruar Çitaku të mërkurën.

Tutje thotë se “në Këshillin e Sigurimit të OKB-së diskutohet raporti i UNMIK-ut për Kosovën, një raport që ende nuk e njeh Kosovën si shtet, një raport që na paraqet si zonë konflikti aktiv”, derisa shton se në të kaluarën janë kryer më shumë punë.

“Suksesi i vërtetë ka qenë puna e përditshme, koordinimi i kujdesshëm me aleatët tanë dhe rezultatet konkrete që kemi arritur: reduktimi i frekuencës së raportimit të UNMIK-ut nga katër në dy seanca në vit, ulja e nivelit të përfaqësimit nga ai ministror në nivel ambasadorësh dhe krijimi i kushteve që numri i raportimeve publike të zvogëlohej edhe më tej”, shkruan Çitaku.

“Kasta aktuale politike le të gjejë forume të tjera për ta ushqyer nevojën për vëmendje dhe protagonizëm. Diplomacia nuk bëhet kështu”, përfundon nënkryetarja e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 77-vjeçar ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës,…