Duhet presion maksimal mbi Rusinë për ta ndaluar luftën

26 maj 2025 | 08:32

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se është e nevojshme të rritet presioni mbi Moskën.

Kjo deklaratë e saj vjen pas sulmit ajror rus në Ukrainë, në të cilin humbën jetën të paktën 12 persona.

“Është shkatërruese të shohësh fëmijë midis viktimave të pafajshme që janë plagosur dhe vrarë. Mendimet e mia janë me familjet sot”.

“Ne kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar ndaj Rusisë për të ndaluar këtë luftë”, tha Kallas në Platformën X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është mikpritëse e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të…